Selinë e demokrateve me Gjykatën e Apelit  i ndajnë pak metra, por edhe pse aty po vendosej fati i tij politik, Sali Berisha zgjodhi te marshojë drejt një tjetër godine, asaj të Kryeministrisë.

Prej ditësh Berisha ka mohuar se ka thirrur protestë për vulën, po ishte aleati i tij që e “tradhëtoi” i pari kur zbuloi qëllimin e tubimit ne shesh.

“Jemi këtu së këtij te marri si mjafton qe uzurpoi PS-në dhe tani kërkon te marri edhe vulën e PD”– tha Ilir Meta

Edhe Sali Berisha u duk se kishte me shume mendjen tek gjyqi vulës se tek protesta, të cilën e mbylli me shpejt sesa e thirri pa pritur vendimin e drejtësisë.

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria!”- tha Berisha sot në miting.

Mesazhin e fundit Sali Berisha e dha nga  shkallët e selisë, ku Top Channel i  kërkoi një koment për audio-përgjimin e 21 janarit.

“Ishte totalisht falsitet, është vepër Ardi Veliut”- tha Berisha

Ndryshe nga Berisha që nxitoi për në zyrë, protestuesit treguan se kishin plane të tjera. Janë në kërkim të një kryeministri të ri, dhe për këtë arsye i vunë flakën një dordoleci te cilit i kishin vënë fytyrën e Edi Ramës. Pak metra me tutje  dikush tjetër  kishte menduar dhe për pasuesin e tij, që sipas tyre ndodhet në Shtëpinë e Big Brother.

Top Channel