Sulmi me dron me një vdekur dhe 63 të plagosur në aeroportin e Kuvajtit, publikohet video e momentit të goditjes Kancelari Olaf Scholz viziton sot Washingtonin, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden për bisedime ku shefit të ekzekutivit gjerman, siç shkruan Reuters, do t’i nevojiten prova konkrete, se ishte vërtet serioz kur premtoi ndryshimin e kursit të politikës gjermane pas sulmit rus në Ukrainë.
Qarqet qeveritare në Berlin thonë se do të jetë një takim paqësor dhe konfidencial ai me kreun e Shtëpisë së Bardhë, një kokë më kokë në një atmosferë mundësisht private – që në fokus do të ketë zhvillimet në Ukrainë, por shqetësimet e europianëve për ndikimin e subvencioneve amerikane në ekonominë e kontinentit të vjetër.
Ky takim vjen në mesin e spekulimeve që ngjalli një deklaratë e këshilltarit të sigurisë së Biden, Jack Sullivan i cili pohoi në një intervistë se SHBA do të dorëzojë tanke Abrams në Ukrainë me vonesë vetëm sepse Scholz këmbënguli për këtë.
Megjtihatë, Suda David-Wilp, drejtuese e zyrës së Fondit Marshall Gjerman (GMF). Insistoi për Reuters se kjo mënyrë organizimi e takimit nuk është shenjë e ndonjë krize në raporte.
Në terma afatshkurtër, sipas ekspertëve, presidenti i SHBA-së dhe kancelari i Gjermanisë duhet të sqarojnë tani se si të veprojnë në rastin e Ukrainës dhe si mund të shmanget në të ardhmen mungesa e maturisë në komunikim, siç ndodhi me tanket.
Pjesë e diskutimit mes dy liderëve pritet të jetë edhe ndjekja penale e kriminelëve të luftës, si edhe çështja se si mund të duket procesi politik për përfundimin e luftës.
Top Channel