Dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, në ndjekje penale një 38 vjeçar në Korçë

03/03/2023 15:52
Foto ilustruese

Një 38 vjeçar dhe një 45 vjeçare janë në procedim penal në gjendje të lirë.

38 vjeçari P. C., dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ndërsa 45 vjeçarja D. N., gjithashtu është në ndjekje penale pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një të mitur.

Një 49 vjeçar P. Q., është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një personi tjetër, për motive të dobëta.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë policia bën të ditur se rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, një nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Korçë, A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe si pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë. A. R. është nën kujdesin e mjekëve.

“DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Q, 49 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi. -Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. C., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. N., 45 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një të mitur. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme. — Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë. Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel