Manjati i Porsche tërhiqet nga projekti i “tunelit për një person” në Salzburg, vila nxirret në shitje pas protestave dhe debatit për pabarazinë sociale
Në pamje shihen momentet shokuese kur një mori peshkaqenësh të uritur vërtiten frikshëm rreth një barke peshkimi.
Pamjet e rralla tregojnë sesi bishat sillen frikshëm rreth barkës në ujërat e brigjeve të Venice, ne Louisiana, SHBA, teksa peshkatarët nuk dinë ç’të bëjnë.
Dillion May dhe e fejuara e tij Kaitlyn Dix kishin hedhur grepat për të kapur peshk ton, por e panë veten të rrethuar nga tufat e peshkaqenëve.
Peshkatarët menduan fillimisht se predatorët po sulmonin për të gjuajtur me peshk duke bërë ujin të dukej sikur ishte ‘duke zierë’.
Duke menduar se mund të kapnin peshk lehtësisht ata u afruan drejt zhurmës, por zbuluan se peshkaqenët po ndiqnin një tufë gjigante peshqish të vegjël ‘menhaden’ të cilët përplaseshn në barkë.
May tha për rrjetin Storyful: “Më pas pamë se ishin peshkaqenë që gjuanin tufën e peshqve të vegjël, por ishte e pabesueshme. Nuk kishte barka të tjera aty pranë”.
“Kur ne po afroheshim aty, peshkaqenët po e shtynin tufën drejt barkës duke u gostitur me ta”.
Pamjet tregojnë flatrat e peshkaqenëve që përplasen në ujë teksa luftojnë me peshqit e vegjël rreth barkës.
Në disa raste të tjera turistët e gjirit të Meksikes dhe te Florida kanë rastisur ne skena te frikshme me peshkaqenë që sulmojnë tufa masive peshqish në afërsi të bregdetit.
Top Channel