Video/ Momentet kur tufa e peshkaqenëve rrethon barkën e peshkatarëve të tmerruar … por shpjegimi ishte i thjeshtë (fotot)

02/03/2023 15:22

Në pamje shihen momentet shokuese kur një mori peshkaqenësh të uritur vërtiten frikshëm rreth një barke peshkimi.

Pamjet e rralla tregojnë sesi bishat sillen frikshëm rreth barkës në ujërat e brigjeve të Venice, ne Louisiana, SHBA, teksa peshkatarët nuk dinë ç’të bëjnë.

Dillion May dhe e fejuara e tij Kaitlyn Dix kishin hedhur grepat për të kapur peshk ton, por e panë veten të rrethuar nga tufat e peshkaqenëve.

Peshkatarët menduan fillimisht se predatorët po sulmonin për të gjuajtur me peshk duke bërë ujin të dukej sikur ishte ‘duke zierë’.

Duke menduar se mund të kapnin peshk lehtësisht ata u afruan drejt zhurmës, por zbuluan se peshkaqenët po ndiqnin një tufë gjigante peshqish të vegjël ‘menhaden’ të cilët përplaseshn në barkë.

May tha për rrjetin Storyful: “Më pas pamë se ishin peshkaqenë që gjuanin tufën e peshqve të vegjël, por ishte e pabesueshme. Nuk kishte barka të tjera aty pranë”.

“Kur ne po afroheshim aty, peshkaqenët po e shtynin tufën drejt barkës duke u gostitur me ta”.

Pamjet tregojnë flatrat e peshkaqenëve që përplasen në ujë teksa luftojnë me peshqit e vegjël rreth barkës.

Në disa raste të tjera turistët e gjirit të Meksikes dhe te Florida kanë rastisur ne skena te frikshme me peshkaqenë që sulmojnë tufa masive peshqish në afërsi të bregdetit.

FOTO GALERI
1/3
Pamjet e rralla tregojnë sesi bishat sillen frikshëm rreth barkës në ujërat e brigjeve të Venice, ne Louisiana, SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA