Dan Hutra nuk është një emër i padëgjuar për autoritetet e policisë, madje vrasjen e trefishtë që kreu mesditën e djeshme në Tiranë e kishte paralajmëruar më parë.

Më parë, ish-bashkëjetuesja Elena Hysa, e denoncoi në polici partnerin e saj Dan Hutra, pasi sipas saj kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme, madje e kishte kthyer atë në një shërbyese, nga e cila kërkonte çdo gjë gati edhe larjen e këmbëve.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, pavarësisht dhunës dhe presionit të ushtruar ndaj saj, viktima mbeti shtatzënë, megjithatë partneri i saj e akuzoi se po i sillte në shtëpi një fëmijë të dikujt tjetër, pasi sipas verifikimeve të kryera nga ai, fëmija nuk ishte i tij.

Pas situatës së krijuar, Dan Hutra ka shkuar tek shtëpia e prindërve të ish-partneres duke i kërkuar paratë të cilat kishte shpenzuar për fejesën (rreth 4 mijë euro), shoqëruar me fjalët:

“Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua”.

Fillimisht prindërit e viktimës i kanë dhënë një pjesë të shumës së kërkuar.

Elena Hysa ka deklaruar se ndihet e frikësuar për jetën, pasi autori ishte dënuar më parë për vrasjen e ish-bashkëshortes, ndërsa nuk donte të kishte të njëjtin fat.

Pas kallëzimit të në polici, Elena Hysa mori urdhër mbrojtje ndërsa Dan Hutra vijonte të mohonte se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në këto kushte, pas marrjes së kallëzimit nga ana e policisë gjyqësore, më datë 16.06.2022, është kryer arrestimi i shtetasit Dan Hutra për kryerjen e veprës penale “Dhunë në Familje”.

Pavarësisht denoncimit, sipas Gjykatës, në vendimin e tyre janë marrë në konsideratë tërheqja e padisë që viktima ka bërë dhe fakti që në jetë do të vinte një fëmijë.

Dan Hutra u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim në vitin 2022, ndërsa e përfundoi dënimin në shkurt të këtij viti.

Lexo edhe: “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju”, si e paralajmëroi Dan Hutra një vit më parë masakrën që kreu sot në Kamëz

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA