Iran, helmimet e vajzave të mitura: Turma njerëzish protestojnë para shkollave

02/03/2023 15:46

Turma njerëzish janë mbledhur përpara shkollave ne Teheran dhe Ardabil me thirrje kundër kundër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi më shumë se 100 nxënëse u shtruan në spital të mërkurën, me e fundit kjo e një vale helmimesh të vajzave që ka përfshirë Republikën Islamike.

Me qindra vajza janë helmuar në këtë vend nga një lloj gazi toksik që prej nëntorit. Shumë besojnë se e gjithë kjo është e qëllimshme në mënyrë që shkollat të mbyllen.

Edhe pse nuk ka pasur viktima nga këto episode, dhjetëra të mitura janë përballur me probleme të frymëmarrjes, të përziera, marrja mendsh e këputje.

“Është e qartë se disa njerëz po kërkojnë që shkollat të mbyllen, dhe sidomos shkollat e vajzave”, pohoi zv/ministri vendas i shëndetësisë pak ditë më parë.

Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi deklaratën, duke thënë se fjalët e tij ishin keqkuptuar. Prokurori i përgjithshëm Iranian njoftoi javën e kaluar se do të niste një hetim penal mbi cështjen, megjithatë deri tani informacionet që organet hetimore kanë në dispozicion, sipas tij, regojnë vetëm “mundësinë e veprimeve kriminale e të paramenduara”.

Zemërata publike ndërkohë sa vjen e shtohet. “Kjo është luftë” thërriste një protestuese; ata duan t`i detyrojnë vajzat tona të qëndrojnë të mbyllura në shtëpi, e të mos arsimohen!

Top Channel