Manjati i Porsche tërhiqet nga projekti i “tunelit për një person” në Salzburg, vila nxirret në shitje pas protestave dhe debatit për pabarazinë sociale Qindra qytetarë janë rreshtuar për të dhuruar gjak në Larisa të Greqisë pas një aksidentit tragjik i cili ka shkaktuar dhjetëra viktima.
Ata kanë shprehur solidarizimin e tyre, pas iniciativës që Kryqi i Kuq Helen mori, për tu ardhur në ndihmë personave që ndodhen në spital.
Dy trena u përplasën pranë një tuneli jashtë qytetit qendror grek të Larisës para mesnatës të së martës. Një përplasje e fortë e cila deri më tani i ka marrë jetën 57 personave, dhe plagosur dhjetëra të tjerë, midis tyre gjashtë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë gjithë natës ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë dëshpërimisht mes llamarinave të djegura dhe mbeturinave në vagonat e shkatërruar të trenit të pasagjerëve që është përplasur.
Para spitalit në Larisa ku janë dërguar trupat e viktimave vazhdojnë të shkojnë prindër dhe të afërm të dëshpëruar pasi nuk mund të gjejnë të dashurit e tyre, të cilët po i nënshtrohen testit të ADN-së për të identifikuar personat që kanë humbur jetën. Informacione të pakonfirmuara flasin për të paktën 11 persona që konsiderohen të humbur .
Ndërsa vendi ndodhet në ditën e dytë të zisë kombëtare që ka shpallur kryeministri i vendit, përgjegjësi i stacionit të Larisës që është arrestuar ditën e djeshme. Gjithashtu në vendin e tragjedisë do të kryhet autopsia e aksidentit nga autoritetet përgjegjëse.
Sa u përket viktimave qeveria greke ka deklaruar se do të marrë përsipër shpenzimet publike të varrimeve të tyre, ndërsa ka ofruar grupe psikologësh pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident.
Top Channel