U cilësua si kriminel financiar pasi mashtroi në lidhje me bursat online, megjithatë Jordan Belford shprehet në “Top Story” se nuk është i vetmi që i ka shkelur rregullat, megjithëse nuk ishin gabime tradicionale por ishte ai që zbuloi  aftësinë për të trajnuar shitës aksionesh.

Belford deklaroi me bindje të plotë se gabimi i vetëm që ka bërë sipas tij është se ishte shumë i mirë me shitjet, por kjo ecte më shpejt se ana e sistemit bankar.

“Një shprehje në anglisht është që dy gabime nuk vënë drejtësi. Wall Street, siç zbuluam në vitin 2008… unë nuk isha i vetmi që po shkelja rregullat në Wall Street. Wall Street njihej për shkelje rregullash, për mashtrime, të cilat ndodhin atje, por veç kësaj, ka dhe shumë rregulla, në të njëjtën kohë. Pra, mashtrime do të ketë dhe në një sistem me rregulla. Unë kam bërë gabime në moshë shumë të re dhe s’ishin gabimet tradicionale që kujtojnë njerëzit, si Berni Medof që u merrte para njerëzve. Gabimi im i madh ishte që zbulova aftësinë për të trajnuar shitës aksionesh. Për të shitur vlera në bursë. Përfytyroni një shoqëri ku mund të shisni sasi të mëdha produktesh, por produkti që shet ti s’është me cilësi maksimale. Pra, ke produkt për t’ia shitur një mijë personave, por jo për t’ua shitur një milion personave. Pra, ndoshta duhet ta ngadalësosh pak ritmin derisa të jesh më mirë, derisa t’u shesësh më shumë njerëzve. Unë isha shumë i mirë me shitjet, por kjo ecte më shpejt se ana e sistemit bankar. Ky ishte gabimi që bëra.”– tha Xhordan Belfort.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA