Një video shokuese është publikuar sot e një prej të burgosurve më të frikshëm në Britani, Charles Bronson, i cili kërcen i zhveshur para një ushtrie të vogël oficerësh të armatosur deri në dhëmbë, teksa një muzikë gotike klasike luhet në sfond.
Bronson duket gati për betejë teksa sillet para policëve në mënyrë provokuese para se ata të lëshojnë një gaz të kuq lotsjellës në korridorin e burgut.
Bronson shihet që bie më pas përtokë teksa vihet përfund nga moria e oficerëve, në dokumentarin e shfaqur nga rrjeti vendas Channel 4, ku jepet dhe një intervistë me të burgosurin.
Konfrontimi shokues zhvillohet teksa në sfond dëgjohet kolona zanore e filmit horror ‘Prifti Zadok’ nga Handel.
Në dokumentar 70 vjeçari Bronson, përshkruan ardhjen në burgun e sigurisë së lartë HMP Parkhurst në vitet 1970, dhe takimin me binjakët Kray që kryen një nga grabitjet më të famshme të trenit të postave në Britani.
Gjatë kohës së tij në burg, Bronson ka kryer një seri krimesh përfshi dhe pengmarrjen e mësuesit të artit të të burgosurve Phil Danielson.
Duke përshkruar sulmin e rëndë ndaj mësuesit, Bronson tha: “E kalova masën e di, siç bëj gjithmonë.”
Bronson ka lindur në Londër dhe është përfshirë herët në luftën mes bandave si dhe ka qenë brenda e jashtë burgut prej moshës së re.
Pas një serie incidentesh të dhunshme atij iu dha dënim i përjetshëm për pengmarrjen e mësuesit të burgut në 1999.
Top Channel