Garë me kohën në Venezuelë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja teksa raportohet për 50 mijë të humbur Vladimir Putin siguroi deri dhe ndryshime kushtetuese për të zgjatur qëndrimin në pushtet, ndaj dhe shkaktoi mjaft habi deklarata e fundit e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas të cilit, kreu i shtetit rus ende nuk e ka vendosur nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024.
“Putin nuk është në atmosferë fushate, pasi aktualisht është shumë i zënë. Nuk e kemi dëgjuar të thotë nëse do të garojë apo jo. Kjo nënkupton se është ende herët”, u shpreh Peskov.
Putin ka shërbyer që prej 1999-tës si kryeministër e si president i Rusisë dhe për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së vendit, atij i mundësohet gara edhe vitin e ardhshëm. Deri më tani, ai ka zgjedhur përgjithësisht praktikën që kandidimin ta njoftojë pak para zgjedhjeve, edhe pse synimi i tij për pushtetin, nuk përbën një sekret.
Spostimi i vëmendjes tek zgjedhjet, erdhi në kohën kur ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëroi për një apokalips bërthamor si pasojë e furnizimit të vazhdueshëm me armë të Ukrainës.
“Dërgimi i armëve mund të vazhdojë, por kështu do të parandalohet çdo mundësi për rifillimin e negociatave”, tha Medeved, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Armiqtë tanë po bëjnë pikërisht këtë dhe nuk duan ta kuptojnë se qëllimet e tyre me siguri do të rezultojnë në një fiasko totale. Një humbje për të gjithë. Një kolaps, një apokalips. Ku me shekuj njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme, derisa rrënojat dhe mbeturinat të pushojnë së rrezatuari”, ishte paralajmërimi i tij.
Top Channel