Tifozë të skuadrës turke të Besiktas mbushën dje anët e fushës së futbollit me lodra pelushi si donacion për fëmijët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit, teksa një tjetër dridhje e fortë goditi përsëri sot në Turqi.
Loja ndaloi në minutën 4 e 17 sekonda në ndeshjen mes Besiktas e Antalyaspor para se tifozët të hidhnin në fushë lodrat e fëmijëve.
Koha për veprimin përkujtimor në nder të viktimave ishte ajo e tërmetit të parë që ra në ora 4.17 të mëngjesit.
Çocuklar inanın, inanın çocuklar. Güzel günler göreceğiz güneşli günler! pic.twitter.com/0zu4oPSBOZ
— Ömer Kutsal (@Kasar_Yaza) February 26, 2023
Zhvillimi vjen teksa 50,000 njerëz janë konfirmuar të vrarë nga tërmetet që goditën Turqinë e Sirinë nga 6 shkurti, teksa edhe sot një dridhje me magnitudë 5.2 vrau një person dhe la disa të tjerë të bllokuar në ndërtesa.
Lojtarët e të dyja skuadrave bënin nxehjen para ndeshjes me bluza ku shkruheshin emrat e qyteteve të goditura nga tragjedia.
Aktiviteti i rëndë sizmik kishte nisur me dy dridhjet e magnitudës 7.7 e 7.6 në fillim të shkurtit që janë ndjekur nga mijëra pasdridhje.
Tërmeti i sotëm goditi qytezën lindore turke Yeşilyurt në një thellësi prej 6.15km.
Top Channel