Mëngjesin e sotëm mjete të rënda të ndjekur nga ushtarë në veshje kamuflazhi ushtarakë zbarkuan në brigjet e Sète në jug të Francës për një stërvitje që habiti banorët e qytezës së qetë.
“Ne kemi karnavalin tonë në Nice por duket se do të bëjnë edhe një këtu në Frontignan, mua më pëlqejnë tanket, shpresoj mos t’i shikojmë prej vërteti”, tha pensionistja vendase Christine Ciais, e cila kohët e fundit është vendosur në Sète.
Një total prej 700 e 150 mjetesh të rënda zbarkuan dje në Herault si pjesë e stërvitjes së quajtur Orion 2023.
Pensionisti Richard Vincent, gjithashtu tha se pamjet e armatimeve nuk i sillnin ankth.
“Është një mënyrë për të treguar se dhe ne kemi një ushtri, sepse nuk ka të bëjë vetëm me manovrat, zbarkimin, por është dhe një komunikim”, tha i për rrjetin vendas AFP.
Ndërsa pronari i barit Jeraud Vaillat, tha se pamjet e makinerive të luftë e bënin të mendonte.
“Në fakt të provokon ankthin kur mendon për atë që disa njerëz duhet të kalojnë në të vërtetë. Po, kjo më frikëson edhe pse për disa duket se është ‘siguruese’”.
Kapiteni Pierre François, tha se misioni i stërvitjes në Sète, është sigurimi i zonës, në pritje të ardhjes së forcës më të madhe”.
“Kemi programe me intensitet të lartë me veprime nga deti, ajri e toka, si dhe fushën e luftës kibernetike”.
“Synimi i manovrave bazohet te fshehja, mohimi i kundërshtarit të aftësisë të kuptojë se ku duam të përqendrohemi apo ku duam të godasim. Kjo do ta bëjë atë të zbulohet që më pas të goditet”.
Top Channel