Në shenjë mbështetjeje për fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi, tifozët e futbollit hodhën arushë pellushi në fushë gjatë një ndeshjeje mes Beşiktaşit dhe Antalyasporit të dielën.
Loja u ndal në katër minuta e 17 sekonda, kohë kjo korresponduar me kohën kur tërmeti goditi Turqinë juglindore – 4:17 e mëngjesit me kohën lokale më 6 shkurt.
Tifozët mbushën stadiumin me arusha pelushi të të gjitha ngjyrave dhe madhësive.
Këto lodra do t’u dërgohen nga Beşiktashi fëmijëve të prekur nga tërmeti, i cili ka vrarë rreth 50,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
Disa tifozë të Besiktas-it brohoritën gjithashtu “dorëheqjen e qeverisë” në shenjë proteste kundër reagimit zyrtar ndaj katastrofës, e parë nga shumë në Turqi si e ngadaltë dhe e pamjaftueshme.
Në disa zona, njerëzit u ankuan se nuk kishte përpjekje të organizuara ndihmash dhe se dhjetëra trupa po mblidheshin ngadalë, duke shkaktuar përhapjen e erës së keqe të vdekjes.
Partneri i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në qeveri, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, bëri thirrje që ndeshjet e futbollit të luhen pa tifozë dhe i dha fund anëtarësimit të tij në Beşiktaş në dritën e thirrjeve antiqeveritare.
Të shtunën, tifozët e Fenerbahçes kanë brohoritur gjithashtu parulla duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Top Channel