Presidenti i Meksikës poston foton ku pretendon se shihet xhuxhmaxhuxhi mitologjik Maja (fotot)

27/02/2023 16:52

Andrés Manuel López Obrador tha se foto e tij tregonte një ‘alux’, një krijesë të njohur vetëm në folklorin e krahinës Yucatán.

Presidenti i Meksikës postoi në fundjavë foton në rrjetet e tij sociale, ku dukej një qenie shpirtërore e pyllit, e ngjashme me xhaxhmaxhuxhët e plakut të vitit të ri.

Manuel López Obrador nk thoshte gjë se po bënte shaka teksa postonte foton e supozuar të krijesës çapkëne të folklorit të popullsive etnike Maja.

López Obrador shkruante se foto “ishte marrë tre ditë më parë nga një inxhinier, dhe dukej se ishte një alux”, teksa shtonte: “gjithçka është mistike”.

Foto në errësirë tregon një pemë me një degë ku duket një kurorë qimesh që duket se formojnë sytë e figurës.


López Obrador ka shprehur dhe më parë adhurim për kulturat e besimet indigjene vendase.

Sipas traditave Maja, alux-ët janë krijesa të vogla, mistrece që banojnë në pyje e fusha dhe i luanë shakara njerëzve, si për shembull duke fshehur sendet e tyre.

Disa komunitete u lënë oferta këtyre krijesave që të mbeten të kënaqura.

Civilizimet e lashtë Maja besohet se kanë ekzistuar deri në shekullin 900 p.e.s. në gadishullin Yucatán dhe disa pjesë të tjera të Amerikës Qendrore, ndërsa ka shumë pasardhës së tyre në popullsitë vendase.

Shumë flasin ende gjuhën Maja dhe mbajnë veshjet e ushqimet tradicionale, ose dhe praktikat mjekësore, megjithë pushtimin nga spanjollët në shekullin e 16-të.

FOTO GALERI
1/3
Andrés Manuel López Obrador tha se foto e tij tregonte një ‘alux’, një krijesë të njohur vetëm në folklorin e krahinës Yucatán.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA