Nusja vdes nga ataku kardiak gjatë ceremonisë, zëvendësohet nga e motra në dasmën në Indi (fotot)

27/02/2023 16:21

Gjatë një ceremonie ekstravagante martese nusja Hetal papritur humbi ndjenjat. Të afërmit e dërguan me nxitim në spital por doktorët thanë se kishte vdekur tragjikisht nga një atak kardiak.

Por megjithë tragjedinë e ditës së dasmës, raportimet nga vendi thonë se familjarët në mënyrë shokuese vendosën që martesa të mos anulohej por motra e saj e vogël të zinte vendin e të ndjerës.

Nusja e re Hetal, e cila do të martohej me Vishal, i biri i Ranabhai Butabhai Algotar në rajonin indian të Gujarat, ishte ndjerë keq dhe hubi ndjenjat.

Por në vend të anulimit të martesës, babai i Hetal – një burrë vendas i quajtur Jinabhai Rathore – sugjeroi që Vishal të martohet me bijën tjetër të tij.

Lajmi i rrjetit vendas Hindi Latest, shtonte se trupi i gruas tragjike do të mbahej në frigoriferin e morgut deri në përfundim të ceremonisë.

Megjithse rasti tingëllon i jashtëzakonshëm, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e ngjashme në rajon.

Në janar 2021, një martesë e dyfishtë në Karnataka, Indi thuajse u anulua kur një nga dhëndrat refuzoi gruan para altarit.

Por një burrë i quajtur Chandrappa, i cili punonte si shofer autobusi në Bangalore pranoi të martohej me gruan e refuzuar Sindhu.

Më vonë u zbulua se dhëndri i saj fillestar Ashok, kishte pasur një të dashur që kërcënonte të vinte në dasëm dhe të kryente vetëvrasje nëse ai martohej me tjetrën.

FOTO GALERI
1/3
Hetal papritur humbi ndjenjat dhe doktorët thanë se kishte vdekur tragjikisht nga një atak kardiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA