Orsiola u rëndua emocionalisht dhe shpërtheu në lot pasi pa se djali që ajo pëlqen, Donato, zhvilloi një takim në studio me Irisin, me të cilën nuk fliste prej ditësh.

Donato dhe Irisi u pajtuan gjatë takimit që zhvilluan në studio këtë mbrëmje në “Për’puthen Prime”, duke rënë dakord të jenë miq, madje i dhuruan një përqafim njëri-tjetrit. Më herët, mes tyre ka pasur debate, aq sa ndërprenë komunikimin.

E gjithë situata preku Orsiolën, që theksoi se ndihet e përdorur nga Donato. Ajo foli mes lotësh, ndërsa Irisi nisi të qeshë.

Donato: Unë nuk e kuptoj. Më jep një shenjë që kam bërë unë që kam dashur të bie në sy me Irisin

Orsiola: Edhe në takimin tonë, ti merreshe me Irisin dhe nuk më jepje vëmendje Irisit

Donato: Unë mendoj që e ke keqkuptuar situatën. Mund të jesh e prekur se i kam buzëqeshur për mirësjellje

Orsiola: Ti ishe duke u zënë dhe buzëqeshe

Donato: Ajo që ndodhi tani, nuk ka asgjë më shumë se sa shoqërore…

Irisi: Do të ishte ndryshe nëse do të kishim rifilluar njohjen. Mendoj se e ka personale me mua sepse nuk do të kem kontakt me asnjë person

Orsiola: Nuk më intereson fare Irisi. Në jetën time, nuk më intereson të kem një shoqe si Irisi

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA