Ndahet çmimi letrar “Kadare”/ E merr shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai

26/02/2023 20:14

Çmimi letrar Kadare i është akorduar shkrimtares së re, Nurie Emrullai nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut për veprën “Duhet të jetë dashuri”, e përzgjedhur mes mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë.

“Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të  provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë”.

Kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako u shpreh se edicioni i këtij viti dha mesazhe frymëzuese për letërsinë shqiptare

Çmimi Kadare është themeluar në vitin 2014, me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës.

 

Top Channel