Punime në monumentet e trashëgimisë kulturore të Durrësit/ Ndriçime në kala, Kulla Veneciane qendër informacioni për qytetin

25/02/2023 16:12

Dy prej monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Durrës i janë nënshtruar punimeve.

Muret e kalasë të Durrësit janë duke u ndriçuar në mënyrë që të jetë e vizitueshme edhe gjatë natës nga turistët.

Nga ana tjetër, Kulla Veneciane në Durrës përmes teknologjisë po shndërrohet në një qendër informacioni për qytetin antik.

Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emiriana Sako ka publikuar disa pamje në rrjete sociale.

Ka filluar puna për ndriçimin e njërit prej monumenteve të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore, muret rrethuese të kalasë.

Ndriçimi i ri do të nxjerrë në pah madhështinë e këtij monumenti dhe do ta bëjë atë të vizitueshëm edhe në orët e mbrëmjes.

Pamjen e tyre më madhështore, muret rrethuese të Durrësit e morën gjatë antikitetit të vonë, në periudhën e Perandorit të Bizantit, Anastas (491 -518), i cili ishte me origjinë nga Durrësi. Muret janë të rrethuara me kulla të rrumbullakta, katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë portat hyrëse të qytetit.

 Kulla Veneciane në Durrës e rilindur pas tërmetit, tani përmes teknologjisë po shndërrohet në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik”, shkruan Sako.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel