Pesë të vrarë nga rrëzimi i avionit të ndihmës mjekësore me mjekë e infermierë në Nevada (fotot)

25/02/2023 17:05

Pesë njerëz, duke përfshirë një pacient, një të afërm të pacientit, pilotin dhe dy vetë personel mjekësor, janë vrarë nga rrëzimi i një avioni në shtetin perëndimor amerikan të Nevada, njoftonte kompania e ambulancave ajrore.

Autoritetet vendase thanë se kishin nisur të merrnin telefonata për një rrëzim të mundshëm mjeti ajror pranë qytezës së Reno mbrëmjen e djeshme, dhe pas dy orë kërkimesh gjetën rrënojat.

Kompania ‘Care Flight’, e cila jep shërbime ambulance me avionë dhe helikopterë, konfirmonte se avioni ishte i tyre dhe se në aksident nuk kishte të mbijetuar.

Viktimat e tragjedisë ishin piloti, një infermier fluturimi, mjek emergjence, pacient dhe i afërmi i pacientit.

Identitetet e të vrarëve nuk u publikuan menjëherë teksa autoritet po përpiqeshin të fillimisht të njoftonin familjarët.

Ky është aksidenti dytë fatal i kompanisë Care Flight në SHBA teksa një rrëzim avioni prej tyre dy ditë më parë la dy njerëz të vdekur.

Autoritetet thanë se po hetojnë aksidentet ajrore që zakonisht kërkojnë deri në një vit kohë, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Autoritetet vendase thanë se kishin nisur të merrnin telefonata për një rrëzim të mundshëm mjeti ajror pranë qytezës së Reno mbrëmjen e djeshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA