Ministria e Jashtme e Turqisë: 28 shtete kanë ngritur 31 spitale fushore në zonat e tërmetit

25/02/2023 17:19

28 shtete kanë instaluar 31 spitale fushore në zonat e tërmetit në Turqi sipas Ministrisë së Jashtme turke.

Deri më tani në Turqi kanë mbërritur 109.574 tenda, 246 kontejnerë për banim të përkohshëm dhe 1.500 njësi higjienike mobile.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka ndarë të dhënat e fundit lidhur me ndihmat humanitare që kanë mbërritur në Turqi nën koordinimin e përfaqësive të jashtme pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit më 6 shkurt.

Ministria nga llogaria e saj Tëitter ka bërë një postim me grafikë në të cilën përfshihen ndihmat humanitare.

Në kuadër të ndihmave humanitare, në Turqi kanë mbërritur 1.499.207 batanije, 211.839 çanta gjumi, 80.824 shtretër, 26.622 gjeneratorë, 5.928 ton veshje, 3.222 tonë produkte mjekësore higjienike dhe 5.746 ton ushqime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA