Mediat azere thonin sot se më 26 shkurt Azerbaixhani do të kujtojë 31vjetorin e tragjedisë së Kojalit në rajonin e kontestuar të Nargorno-Karabak, dhe vrasjet masive të azerbaixhanasve nga forcat armene në qytezë, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Për të shënuar eventin ministria e jashtme azere lëshoi një deklaratë ku quante ngjarjen e vitit 1992 në Kojali, një nga krimet më të rënda të realizuara ndaj popullatës civile, gjatë “agresionit të disa dekadave të Armenisë kundër Azerbaixhanit”.

Ministria tha se tragjedia në Kojali përfshinte vrasje pa diskrinim të popullsisë civile, si pjesë e urretjes etnike dhe diskriminimit racor, që është zbatuar nga Armenia kundër Azerbaixhanit në nivel shtetëror, sipas rrjetit turk.

Ministria shtonte se është e hapur për hetime ndërkombëtare sipas ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se deri tani asnjë nga përgjegjësit e masakrës nuk janë vënë para drejtësisë.

Sipas projektit ‘Justice for Khojaly’ në fund të vitit 1987, asokohe republika sovjetike e Armenisë ngriti pretendimet për territorin e Nagorno-Karabakh.

Pas shpërbëries së Bashkimit Sovjetik në 1991, Kojali, zona malore azere e Karabakh ku banonin rreth 7,000 njerëz, u rrethua tërësisht nga forcat armene, shkruan Anadolu.

Natën e 25-26 shkurtit forcat armene pushtuan qytezën dhe nga 7,000 rezidentët, 5,379 u depërtuan dhe 613 u vranë nga forcat armeve, mes të cilëve 63 fëmijë, 106 gra e 70 të moshuar.

Sipas autoriteteve azere, parlamentet e 18 vendeve kanë pranuar vrasjet masive në Kojali, duke e karakterizuar si krim kundër njerëzimit dhe gjenocid.

FOTO GALERI
1/3
Për të shënuar eventin ministria e jashtme azere lëshoi një deklaratë ku quante ngjarjen e vitit 1992 në Kojali, një nga krimet më të rënda të realizuara ndaj popullatës civile

Top Channel