Udhëheqësit e G7 konfirmojnë mbështetjen për Ukrainën pas takimit virtual me Zelensky

24/02/2023 19:14
In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy, left, and German Chancellor Olaf Scholz, right on the screen, attend the video conference of the leaders of the Group of Seven and Ukraine, in Kyiv, Ukraine, Tuesday, Oct. 11, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Udhëheqësit e G7, në një deklaratë një vit pas pushtimit të Ukrainës, kanë riafirmuar mbështetjen e tyre dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund agresionit rus në rajon menjëherë pasi grupi u takua virtualisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.

Në një deklaratë një vit pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, G7 tha se do të ofrojë “mbështetje të palëkundur për Ukrainën për aq kohë sa duhet” dhe fajin për luftën ia vendos vetëm Rusisë.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë agresionin e saj të vazhdueshëm dhe të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat e saj nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e quajti luftën një sulm ndaj parimeve themelore të sovranitetit të kombeve, integritetit territorial të shteteve dhe respektimit të të drejtave të njeriut” dhe tha se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin është e papërgjegjshme dhe e papranueshme.

Udhëheqësit nga vendet e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara janë “të bashkuar në vendosmërinë tonë për të kërkuar llogari nga presidenti Putin dhe ata që janë përgjegjës, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Top Channel