Shqiptarët e Ukrainës/ Nelli Syupyr iku nga Odesa në Gjermani: Bashkëshorti është në luftë

24/02/2023 19:44

“Në orën 5 të mëngjesit unë u ngrita dhe dëgjova raketat. Lufta filloi”.

Shqiptarja nga Ukriana Nelli Supur për të shpëtuar jetën e saj dhe te djalit të vogël, iu derdh të largohej larg luftës. Duke lënë pas të cilit i duhet  të luftojë kundra Rusisë. Sot Neli ndodhet e sigurt në Gjermani, por jo e lumtur, pasi çdo ditë jeton me pasigurinë për jetën e burrit të saj.

“Unë tani jam në Gjermani, ndërsa burri im siç e dini është në luftë pasi ai ka qenë ushtarak. Në Gjermani më pritën shumë mirë, japin para për ushqime, për apartamentin”, thotë Nelli Syupyur.

Planet që i ndërpreu lufta ajo shpreson që t’i realizojë në një të ardhme të paqtë.

“Shumë herë më pyesin shqiptarët Neli ku je, përse nuk shkon në Shqipëri. Dhe ne e duam shumë këtë gjë te vijmë në Shqipëri, por jam duke pritur bashkëshortin nga lufta”, thotë Syupyur.

Neli thotë se përgjatë gjithë kësaj kohë për asnjë moment nuk ka reshtuar lutjet që  Ukrainë të rikthehet edhe njëherë ashtu sic ishte, e lire.

“Lutem çdo ditë, çdo minutë që lufta të mbarojë”, shprehet Syupyur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA