Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur nëntë gëzhoja armësh, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Incidenti është cilësuar prej saj si “sulm kundër rendit kushtetues”.
Që nga fillimi i vitit, pjesëtarët e policisë së Kosovës janë kthyer disa herë në shënjestra sulmesh me armë zjarri në rajonet veriore të banuara me shumicë serbe. Një 27 janar, persona të armatosur hapën zjarr ndaj makinës së një patrulle policore në zonën e Banjskës po në Zvecan.
Një incident tjetër ndodhi më 23 janar, në Bistricë të Leposavicit, kur dy serbë refuzuan që të ndaleshin në një pikë kontrolli dhe Policia shtiu me armë zjarri drejt veturës, duke plagosur njërin prej tyre.
Tensionet e krijuara në atë muaj u shfrytëzuan nga Beogradi që i dërgoi një kërkesë misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë për të dërguar atje 1.000 ushtarë e policë serbë. Serbia iu referua Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 e cila u refuzua nga KFOR-I.