Gjykata shpalli arrestimin e paligjshëm të një të riu, i pastrehë, i cili për shkak të temperaturave të ulëta ishte strehuar në një bodrum.
Ai ishte denoncuar nga një qytetar që e gjeti në pronën e tij, por pavarësisht mungesës totale të provave, i riu u arrestua për vjedhje.
25-vjeçari Jorgo Tahiri u konstatua duke pushuar në një krevat në bodrumin që ishte pronë e denoncuesit. Megjithëse ai këmbënguli se hyri pa thyer asnjë derë, policia i vuri prangat dhe ky veprim u mbështet edhe nga prokuroria. Dëshmia e tij nuk u mor parasysh për disa orë me radhë, derisa gjykata ka vërejtur paligjshmërinë kundër qytetarit mbasi ka vlerësuar se kishte përballë vetëm një copë letër dhe asnjë fakt. I riu rrëfen të njëjtën fabulë edhe në gjykatë.
“Më zuri shiu dhe isha pa çadër dhe kisha shumë ftohtë, pashë një bodrum në një pallat. Dera ishte e hapur dhe vendosa të qëndroj aty”.
Përherë e më shumë gjyqtarët, kryesisht ata që kanë kaluar vetting-un me vendim të formës së prerë , por refuzojnë arrestimet e policisë dhe të prokurorisë për vepra të lehta si drejtimi i mjetit në gjendje të parregullt , apo ata të rinj që konstatohen duke luajtur lojëra fati në telefon. Paligjshmëria e arrestimeve sipas gjykatës konstatohet tek mungesa e rrezikshmërisë shoqërore si dhe nuk ka rrezik që qytetari ti shmanget drejtësisë.
Top Channel