Fati i opozitës është një nga çështjet politike më të komentuara së fundmi, ku pritet që me tre mars të merret vendimi mbi përkatësinë e vulës dhe logos së PD-së.
Në lidhje me këtë situatë politike ka komentuar ditën e sotme në “Top Talk” Astrit Patozi, themeluesi i Bindjes Demokratike, i cili u shpreh se sipas tij vendimi i tre marsit do të shtyhet, siç ka ndodhur deri më tani me çështjet sensitive të politikës deri më tani.
Ai u shpreh se sipas tij PD-ja luftën kryesore e ka të përqendruar te vula dhe logoja e dhe jo tek beteja me qeverinë për të rifituar qeverisjen e Shqipërisë.
Astrit Patozi: Unë shpresoj që të ndikojë pozitivisht në sensin që të këtë më shumë vota opozitare pasi sado të themi se të dyja palët janë të përlyera, pjesën e e luanit e ka ai që qeveris dhe kam përshtypjen që skandalet e qeverisë në fuqi janë shumë më të mëdha se ata që i përkasin të shkuarën. Opinion publik i bombarduar nga ofertat mund të ndikohet ti sjellë vendit një lloj ekuilibri politik se e kemi të nevojshëm. Përtej faktit që do të jenë disa kryetar bashkish që do të fitojnë na intereson ekuilibri që ka humbur.
Mund të ketë ekzagjerime mund të ketë edhe taktika politike por e rëndësishme është a janë të vërtetat apo jo këto çështje. Nuk kam shumë besim të drejtësia jonë për hapjen e këtyre por tek e fundit jemi në Shqipëri dua shumë që kjo lodhje e publikut të sjellë një çelje të re. Aktorët kryesor janë ata që e kanë shkaktuar lërë gjendje, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më duket e tepërt që ne ti dalim para drejtësisë për çështjen e Arben Ahmetajt pasi ai është nën hetim. Unë nuk dua të komentoj thëniet e Ahmetajt, por në rast se vërtet ka një prapaskenë konspirative të zbardhet dhe ajo por në fillim duhet të zbardhet afera.
Edi Rama do të marrë faturë jo vetëm për ministrat që mund të bien por edhe për zyrtarë më të vegjël të administratës së tij. Rama sot qëndron në këmbë për shkaka të krizës së opozitës, po të doni fus edhe veten si përgjegjës por në rrethana të papërfillshme. Këto janë rrethanat që ata përfitojnë më shumë se gjithë të tjerët.
Një opozitari nuk i shkon shumë që të flasë ke për protestat, strategjia më duket e paqëlluar, shqiptarët kanë nevojë për një projekt politik e për një alternative, opozita po flet për një revolucion që edhe sikur të mbahej nuk do të arrinte rezultatet. Unë mendoj se Berisha betejën kryesor e ka të përqendruar tek Logoja dhe Vula e PD-së sikur do të zgjidhë problemin më të rëndësishëm që ai ka për të qenë përfaqësuesi i vetëm i opozitës me qeverinë. Më duket se është një përpjekje jo vetëm që nuk po arrin qëllimin por edhe sikur ta arrinte nuk i shërben askujt.
Është shumë e thjeshtë pse bëhet protesta me datë tre, ca ndodh me datë tre përveç vendimit të gjykatës nuk ka asnjë situatë tjetër të rëndësishme me tre. Vendimi i tre marsit nuk do të prodhojë asgjë, ajo që unë nuhas është që nuk do të ketë një vendim të shpejtë do të ketë një zvarritje është kthyer në ves kjo sa herë ka një çështje sensitive.
Top Channel