Në pamje të shpërndara sot shiheshin automjetet e para që rinisnin trafikun në të gjitha korsitë e urës së Krimesë, të dëmtuar nga një shpërthim i rende katër muaj më parë.
Si pjesa automobilistike dhe ajo hekurudhore u dëmtuan pjesërisht nga një shpërthim për të cilin Moska fajëson Ukrainën, teksa Kievi ka mohuar pretendimet.
Njoftimi u bë në prag të një-vjetorit të nisjes së luftës barbare në Ukrainë.
“Të gjitha korsitë e urës së Krimesë janë hapur për trafikun 39 ditë para afatit,” tha zv. Kryeminsitri rus Marat Khusnullin, duke shtuar se ngjarja vjen në ditën e “Mbrojtësit të Atdheut” që festohet në Rusi.
Zyrtarët shtuan se punimet vijojnë për riparimin e një pjesë të hekurudhës në strukturën e njohur gjithashtu si “Ura e Kerç”, e cila lidh gadishullin e Krimese me Rusinë.
Struktura gjigante e inauguruar në 2018 nga presidenti rus Vladimir Putin, u dëmtua në shpërthimin e nëntorit me nje kamion bombë, ku mbetën të vrarë tre persona.
Top Channel