Katastrofa e minierës së shembur lë 5 të vdekur, mbi 40 të zhdukur në Kinë (fotot)

23/02/2023 17:11

Grupet e shpëtimit po gërmonin sot mes tonëve të dheut e gurit në kërkim të 49 njerëzve të humbur pas një rrëshqijte dheu që shembi një minierë të hapur në Kinë.

Numri aktual i viktimave të konfirmuara është pesë teksa dhjetra janë te humbur dhe zona mbetet e rrezikshme nga rrëshkitjet e papritura në imjantin gjigant në rajonin mongol Alxa, në veri të Kinës.

Shembja e mureve të një galerie nisi pasditen e djeshme dhe varrosi njerëz dhe mjete gërmimi teksa punonin poshtë tonelatave të shkëmbinjve e të rërës.

Disa orë pas shembjes së parë një tjetër dridhje detyroi të ndalonte puna e ndihmës.

Pamje dramatike të kamerave të sigurisë nga vendi tregonin dheun masiv që binte nga faqja e malit në kantieret e hapura të minierës.

“Unë kisha nisur punën në 13.15 kur kuptova se kishin nisur të binin shkëmbinj nga mali,” tha një punonjës i plagosur nga spitali për rrjetin vendas CCTV.

Më shumë se 470 punonjës shpëtimi po punojnë në kushtet e rrezikshme për gjetjen e të bllokuarve.

Kompania operuese Inner Mongolia Xinjing ishte gjobitur një vit më parë për shkelje të shumta të rregullave të sigurisë me përdorim të materialeve të pasigurta dhe mungesë trajnimi për stafin.

Ka pasur edhe më parë aksidente të tilla në Kinë ku rregullat e sigurisë industriale nuk zbatohen rregullisht.

Shkaku i aksidentit mbetet ende në hetim.

FOTO GALERI
1/3
Grupet e shpëtimit po gërmonin sot mes tonëve të dheut e gurit në kërkim të 49 njerëzve të humbur pas një rrëshqijte dheu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA