Marrja në pyetje nga SPAK e ish-Presidentit Ilir Meta, ka ngritur mjaft aludime dhe pikëpyetje për lidhjen e tij me dosjen CEZ-DIA.

Në lidhje më këtë situatë, gazetari Xhevahir Zhabina, u shpreh mbrëmjen e sotme në “Top Story” se kjo çështje ka nisur që në 2015 dhe DIA ka përfituar 5 mln dollarë pa kryer asnjë punim dhe në lidhje me këtë çështje u hetuan edhe dy zyrtarë të CEZ-it.

“Kjo është çështje e vjetër që ka përfshirë edhe drejtësinë e re. Kjo çështje ka nisur në 2015, e gjithë kjo skemë ishte komplet fiktive ku kompania DIA nuk kishte bërë asnjë punë dhe ishte paguar 5 mln dollarë, nuk kishte bërë asnjë punë e paratë ishin marrë dhe  pjesë e kësaj skeme ishin edhe dy zyrtarë të CEZ-it, persona që u hetuan nga prokuroria dhe u dërguan në gjykim. SPAK gjatë kësaj kohe ka regjistruar një hetim si vepër penale dhe nuk ka një hetim me emër konkret të Ilir metës, këto hetime po kryhen në kuadër të veprës penale, Meta është një ndër emrat që duhet të pyeten pasi ka edhe shumë emra të tjerë.”- tha gazetari Xhevahir Zhabina

Nga ana tjetër gazetari Elton Qyno ka deklaruar se kjo çështje është rihapur pasi ka një kallëzim me indicie të forta të bërë nga PS-ja dhe e habitshme sipas tij është se ish-themeluesi i kompanisë nuk ka folur kurrë asnjë fjalë sa i përket rolit të Ilir Metës në këtë çështje, ndërsa e shoqja Vojsava Ismailaj nuk ka heshtur.

“Kjo dosje hapet tani sepse ka një kallëzim dhe ka indicie të forta, kallëzimi është politike pasi e ka bërë PS-ja por duke parë që kjo çështje gjithmonë ka vluar pasi janë taksat dhe borxhet e shqiptarëve, janë mbledhur nga një kompanie krijuar nga Kastriot Ismailaj por dyshohet se pas tij ishte Ilir Meta ish-minsitër i ekonomisë në atë kohë. Prapaskenën e kësaj e ka shpjeguar Elvis Mata që ka qenë drejtor i DIA-s, dhe gruaja e Kastriotit, Vojsava Ismailaj që kanë folur për një media në Austri ku kanë thënë se njeriu që ka investuar më shumë në mbështetjen e tyre ka qenë Ilir meta. Kastrioti vetë nuk ka folur asnjë fjalë sa i përket rolit të Ilir Metës, ai na ndjek tani nga ambientet e burgut të Fierit ai s’ka folur asnjëherë.”- tha Elton Qyno Gazetar.

Çështja 5 milionë euroshe  në dëm të shtetit shqiptar, deri më tani ka prodhuar vetëm një të dënuar si Kastriot Ismaili, i cili sakaq ka dorëzuar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për tu liruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA