Kreu i OKB: Kolonitë izraelite në territoret palestineze duhet të marrin fund (fotot)

22/02/2023 18:31

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje sot për fundin e kolonive izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Qeveria e re izraelite është përballur me kritika javët e fundit për vendimin e dhënies së lejeve prapa-vepruese për shumë koloni të reja banimi në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Kjo ka sjellë përplasje të rënda dhe vdekje, teksa të paktën 50 palestinezë kanë humbur jetën vetëm këtë vit.

Sot Këshilli i Sigurimit të OKB shprehu sot “shtangie” ndaj Izraelit për planet e kolonive të reja pa kufizime.

“Çdo koloni e re është një tjetër barrikadë për paqen në rajon,” tha kreu i OKB në komisionin për të Drejtat e Popullit Palestinez.

“I gjithë aktiviteti kolonive është ilegal sipas ligjit kombëtar, kjo duhet të marrë fund”, tha  Guterres duke shtuar se “nxija e dhunës është një rrugë pa krye” dhe se “asgjë nuk justifikon terrorizmin”.

“Prioriteti kryesor është ndalimi përshkallëzimit dhe rivendosja e qetësisë. Situata në territoret e pushtuara palestineze është më e ndezura në disa vite”, shtoi ai.

Disa orë para fjalës së Guterres, trupat izraelite vranë 10 palestinezë gjatë një aksioni në qytetin e pushtuar të Nablus në Bregun Perëndimor, ku gjithashtu rreth 80 njerëz u plagosën, sipas autoriteteve palestineze.

Ushtria izraelite tha se sulmi kërkonte kapjen e një militanti të dyshuar palestinez që fshihej.

FOTO GALERI
1/3
Disa orë para fjalës së Guterres, trupat izraelite vranë 10 palestinezë gjatë një aksioni në qytetin e pushtuar të Nablus në Bregun Perëndimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA