Skema e pensioneve financohet nga buxheti i shtetit në masën e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose mbi 350 mln euro çdo vit.

Një skemë që çdo vit e më shumë vendos në vështirësi arkën e shtetit. Me lindshmërinë drejt niveleve më të ulta historike dhe emigracionin që nuk ndalet, raporti i kontribuuesve po barazohet me përfituesit.

Situata e vështirë ndikohet së tepërmi edhe nga evazioni fiskal. Informaliteti në tregun e punës përmes fenomenit të dy borderove në subjektet private vijon të jetë në nivele të larta duke goditur rëndë skemën e pensioneve.

Borxhet e privatëve që nuk derdhin detyrimet kanë shkuar në qindra milionë euro duke thelluar edhe më tej hendekun.

A po shkon drejt falimentit skema e pensioneve?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA