Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Ferizaj – Shtime në Kosovë.
Në këtë aksident sipas policisë janë përfshirë tre automjete rrugore me targa vendore.
Vdekja e katër personave është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj.
Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.
Top Channel