COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 25 qytetarë të infektuar dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

22/02/2023 16:49

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 në lidhje me situatën në vend gjatë 24 orëve të fundit ku pas 459 testimeve kanërezultuar të infektuar me Covid19 25 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë dhe janë 158 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 459 testime, ka 25 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

16 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Vlorë.

Janë 158 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 459

Testime totale 2,038,241
Raste pozitive 333,446
Raste të shëruara 329,690
Raste Aktive 158
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 130
Fier 10
Shkodër. 7
Berat. 5
Vlorë 3
Lezhë. 2
Korçë. 1

Top Channel