Pas disa muajsh konservim në sirtarët e kuvendit, grupi parlamentar  socialist,  rikthen për diskutim disa ndryshimet në ligjin “Për garantimin e pastërtisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Projektligji parashikon vendosjen në formularin e dekriminalizimit të disa neneve, që ndalojnë bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit nga kandidimi në poste publike.

Nëse në sallën e parlamentit ka një situatë kaosi, përpjekja për të ndryshuar ligjin e dosjeve, është pika bashkuese mes PS dhe fraksionit Alibeaj në PD.

 “Siç vepruam me ata që kanë pasur rekorde kriminale, të veprojmë edhe për ata që kanë patur rekorde bashkëpunimi me ish-sigurimin e shtetit. Partitë politike, kryetar të mos jetë një person ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, bëhet verifikimi nga KQZ, dhe nëse refuzon nuk kandidon dot”- tha Ermonela Felaj.

“Procesi i verifikimit të fuknsionarëve të lartë duhet të jetë publik, jo një proces pas dyerve të mbyllura. Jo duke qenë mister, sepse duke qenë mister, funksionarët shantazhohen”-tha Enkelejd Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj risolli rastin e ish presidentit Ilir Meta.

 “Ajo çështje që e vendosi ligjin e hapjes së dosjeve duhet të shkojë deri në fund”- tha Alibeaj.

Se përse nuk duhet të ketë ngut në miratimin e këtij projektligji, shpjegimet i dha kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka.

“Sot ishte vetëm prezantimi projekt ligjit. Duhet të kalojë në një konsultim publik dhe kuvendi i ka mekanizmat për ta bërë.”- u shpreh Bushka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA