Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Librazhd të Elbasanit.
Pas një konflikti të çastit, 27-vjeçari Albi Biçaku ka qëlluar nga makina me armë drejt një lokali ku ndodhej shënjestra. Plumbi ka kapur rikoshet një person të tretë i cili gjendej në lokal.
Mësohet se i plagosur në këmbë ka mbetur 35-vjeçari Shpetim Skura i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën Pas të shtënave, autori është larguar drejt vendit të ngjarjes me mjetin e tij.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të autorit.
“Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç. 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes”- njofton polcia.
Top Channel