Grupe shpëtimi në Filipine kërkonin sot në faqet e një vullkani aktiv për të mbijetuar, pas përplasjes së një avioni të vogël pranë kraterit.
Kërkimet në vullkanin Mayon hynë sot në ditën e tretë, teksa drejt rrënojave ishin nisur alpinistë e qen nuhatës me helikopterë.
Dy pilotë filipinas dhe dy zyrtarë australianë të një kompanie gjeo-termale janë mes të humburve të aksidentit thane autoritetet.
Moti i keq ka penguar kërkimet që prej gjetjes së rrënojave të avionit të dielën.
Autoritetet kishin paralajmëruar më herët për rreziqet e vullkanit Mayon, i cili herën e fundit ka shpërthyer në 2018. Zona rreth tij me rreze 4km është shpallur e rrezikshme për rrëshkitje dheu e shkëmbinjsh.
Moti me shi i ditëve të fundit ka bërë të bien mbetje vullkanike dhe dhera. Incidenti më i fundit në zonë ishte ai i vitit 2020, i shkaktuar nga një tajfun i brigjeve të Paqësorit.
Ende nuk janë gjetur të mbijetuar të përplasjes së avionit të vogël Cessna 340 i cili ishte ngritur nga kryeqyteti Manila të shtunën, disa km larg vendngjarjes.
Ndërkohë vullkani Mayon ka nisur të lëshojë gazra dhe emetime solide.
Avionët tip Cessna përdoren gjerësisht në arqipelagun e Filipineve për udhëtimet nga një ishull në tjetrin dhe per shijimin e panoramave natyrore.
Top Channel