Indonezia dërgon avionët me ndihma humanitare për tërmetin Turqi e Siri (fotot)

21/02/2023 21:12

Indonezia ka dërguar sot një tjetër ngarkesë ndihmash humanitare në mbështetje të Turqisë e Sirisë pas tërmeteve shkatërrimtare atje, në një total prej 140 ton ushqime, mjekime dhe mjete logjistike.

Katër avionë fluturuan sot drejt dy zonave të goditura nga tërmeti, njoftonte presidenti vendas Joko Vidodo duke percjelle ngarkesen.

“Sot po dërgojmë katër avionë me ndihma të nevojshme në zonat e prekura, bashkë me zyrtarë kërkimi i shpëtimi që kanë ndihmuar në përpjekjet e ndihmës ndaj viktimave të tërmetit”, tha Vidodo.

Kreu i agjencisë së emergjencave të vendit Suharianto tha më tej: “Deri tani grupet indoneziane të ndihmës në Turqi e Siri kanë trajtuar më shumë se 450 të plagosur dhe kanë ndihmuar shumë të tjerë të prekur nga katastrofa”.

FOTO GALERI
1/5
Indonezia ka dërguar sot një tjetër ngarkesë ndihmash humanitare në mbështetje të Turqisë e Sirisë pas tërmeteve shkatërrimtare atje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA