28/12 11:08
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur Iva Tiço.
Përpara se të niste diskutimi për temën e ditës, Iva dhe Bieta biseduan rreth propozimit që ajo mori nga partneri gjerman një ditë pas Shën Valentinit.
“Nuk u ul në gjunjë se unë e pashë dhe hapa menjëherë kutinë. Nuk prita as të më propozonin, nuk thashë as “po”, por menjëherë hoqa një unazë që kisha dhe aty u kujtova “do ma vësh ti”… U emocionova me thënë të drejtën dhe harrova që duhet të të pyesin njëherë, se s’ jam mësuar të jem e fejuar”, tha duke qeshur ajo.
E pyetur nga Bieta, ajo shtoi me pas se po mendon dasmën dhe ka folur me mikeshën e saj për fustanin e bardhe.
Top Channel