Kur e pyesin se si e menaxhon famën, supermodelja Gigi Hadid ‘shpërthen’ në lot…

17/02/2023 14:22

Supermodelja e njohur Gigi Hadid ka mahnitur me paraqitjen e fundit në Revistën “Elle”.

Bukuroshja ka shfaqur format e saj trupore duke dashur të tregojë humbjen e çdo kilogrami të shtuar gjatë shtatzënisë së saj të parë. Në vitin 2020 ajo u bë nënë e një vajze të cilën e quajti, Khai Hadid Malik, e të cilën e ka me këngëtarin, Zayn Malik. Ajo ka dhënë edhe një intervistë për “Elle” dhe në një moment shpërtheu në lot kur u pyet se si e menaxhonte famën.

Kur u pyet se çfarë nuk dinin njerëzit për të, Gigi u shpreh: “Po bëhem emocionale vetëm kur po mendoj për këtë. Çfarë nuk di bota për mua? Unë nuk e di. Po emocionohem duke menduar për këtë.”

Me lot në sy, Gigi ka thënë për “Elle” se ajo dhe motra e vogël, Bella kanë qenë në terapi, derisa ka shtuar se tenistja Serena Williams i mësoi asaj se si të merrej me kritikat që vijnë nga të qenit në qendër të vëmendjes.

Serena një herë më tha: “Asgjë nuk qarkullon në shtyp më shumë se tre javë. Mund të ndiheni sikur jeta juaj po merr fund.”

Rikujtojmë, se prej disa kohësh qarkulluan lajmet se Hadid ishte në një romancë me yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA