Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur kërkesë për ankimim të vendimit për përjashtimin e deputetëve nga Kuvendi.

Në bazë të rregullores, deputetët mund të futen në Kuvend deri sa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar kërkesën e tyre.

Kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës. Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ata kanë debatuar me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, pasi po tentojnë që të futen në Kuvend dhe nuk u lejuan.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA