![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-19T151600.056-800x450.jpg)
U vendosën pas tensioneve në veri të vendit, Parlamenti Europian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
19/02 15:17
Një protestë kundër themelimit të Asociacioni të komunave me shumicës serbe pritet të zhvillohet këtë pasdite në kryeqytetin e Kosovës.
Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që pavarësisht bindjeve të tyre politike t’u bashkohen për të marshuar së bashku.
Ky marsh, i cili do të nisë nga ora 16:00 para Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, ka moton “Bashkë kundër Asociacionit”.
Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albë Lala ka thënë se edhe 24 vite pas luftës aspiratat e Serbisë karshi territorit të Kosovës ende nuk janë shuar.
Ky marshim vjen në ditën kur shënohet 53-vjetori i themelimit të UP-së.
Top Channel