Së fundmi reperi Playboi Carti është arrestuar në Georgia pasi dyshohet se tentoi të mbyste të dashurën e tij shtatzënë gjatë një debati për testin e atësisë.
Reperi i “Shoota” u akuzua se e kapi për fyti gruan dhe e shtyu më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Gruaja, e cila thuhet se ishte në lidhje me reperin 26-vjeçar, për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar me të në rezidencën e tij në Georgia që nga korriku 2022, u tha policëve se ishte 14 javë shtatzënë në kohën e sulmit të supozuar.
E njëjta u tha policëve se u përpoq të ikte drejt makinës por që ishte zënë sërish nga reperi. Reperi i “Miss The Rage” thuhet se u përpoq ta largonte nga makina dhe i vuri dorën mbi gojën e saj, kur ajo po përpiqej të telefononte policinë.
Kur policët mbërritën në vendngjarje, vunë re lëndime në qafë, gjoks dhe shpinë. Artisti ka pasur disa përplasje me ligjin në vitet e fundit që kishin të bënin me çështje të ndryshme.
Top Channel