24/11 09:50
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë një diskutim post Shën Valentin, duke komentuar pse atmosfera këtë vit ishte më e vakët.
Flavio Qarri komentoi largimin e emigrantëve si një plagë të çdo feste, duke bërë lidhjen pse janë pikërisht ata që dhurojnë më shumë lule në këtë ditë të shenjtë për të dashuruarit.
Juristja Mardiola Baço tregoi se nuk është aspak fanse e kësaj feste, madje ka refuzuar edhe lulet.
E pyetur nëse vajzat sot i konsiderojnë “demode” lulet dhe duan dedikime këngësh njëjtë siç ia bëri Luizi-Kiarës, ajo tha:
“Po unë s’ e kam këngëtar. As unë s’ këndoj dot. Ça t’i këndoja ‘bir Selman i nënës kë të qaj më parë’, tha ajo me humor.
Top Channel