Debate të shumta kanë shoqëruar mundësinë që “Big Brother” i dha një të burgosuri që të zëvëndësohej me dy banorë të tjerë, jo vetën në shtëpi por edhe në prime.
Valbona nga njëra anë ka marrë personale deklaratat e Armaldos, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk do debat me Valbonën.
Nga ana tjetër Bledi ka akuzuar Oltën se është xheloze për lidhjen e Valbonës dhe Kiarës.
Valbona: Do ndryshonte dinamika e lojës nëse shkoja në burg.
Armaldo: Të them të drejtën nuk dua të hap një debat për këtë situatë. Ishte mendimi im. Unë nuk doja që Valbona të vinte aty. Ajo është motra ime dhe nuk mund ta merrja në burg.
Valbona: Sinqerisht unë në atë moment kam qenë e surprizuar. Por, këtë gjë nuk e prisja edhe pse ne atë natë rrezikuam që të nxirrnim Luizin nga burgu. Për çudi, këta morën një vendim dhe kryqëzuan Luizin dhe Kiarën. Valbonën nuk kishin çfarë e donin aty.
Armaldo: Burgu është për burra.
Luizi: Këtu nuk ka burra. Këta nuk ranë dakord. Olta nuk donte të na linte ne bashkë. Olta tha se pranon të dilte me Kristin dhe Armaldon dhe të vinte dikush tjetër aty.
Olta: Njeriu që ka kërkuar më së shumti të dalë nga ajo dhomë ka qenë Luizi. Unë nuk jam ankuar në asnjë moment. Madje thash që dua ta çoj deri në fund dënimin. I vetmi njeri që donte të dilte nga ajo dhomë, ishte Luizi. Dy djemtë e tjerë thanë se donin të qëndronin aty, të vuanin dënimin. Doja të shikoja Luizin pa Kiarën. Ai ka marrë pjesë shumë pak në debate, thuajse vetëm ka fjetur.
Luizi: Nuk ka lidhje. Unë tjetër gjë i them këtyre, tjetër gjë kam në mendje.
Valbona: Në momentin që tha Luizi, këtu duhet të vijë Kiara dhe Valbona, ato direkt ndërruan mendje.
Luizi: Unë thash nuk dal dhe mendova të dilte Olta meqë ishte e vetmja femër.
Arbër: Është hera e parë që këtë gjë e pash pa keqdashësi. Aty nuk është ndonjë ambient i bukur që shkohet dhe bëhet qejf. Luizi e fryu deri diku debatin mes Armaldos dhe Valbonës. Ndërsa Oltës, i erdhi inat. E kam ndjekur 6 orë me rradhë. I erdhi inat sepse nuk dontë të bëhej ajo që kërkonte Luizi.
Valbona: Sot ti e paske parë me dashamirësi. Pse nuk e komentove fjalë, “Nuk dua Valbonën, por Bledin”?
Arbër: Thjesht nuk donte të të fuste në burg.
Valbona: Unë po paragjykohem dhe askush nuk po merr masa.
Zhaklin: Unë e shoh në vazhdën e marrëdhënieve që ata kanë krijuar bashkë. Mes tyre ka një lojë të bukur. Valbona nuk ka të njëjtën marrëdhënie elastike, siç ka me Armaldon. Ajo nuk e lejon ta tejkaloi raportin. Maestro do e kishte të vështirë bashkëjetesën me njerëz të tjerë. Vendimi i tij, ishte si një “xhelozi” e fshehur mes tyre. Ka një antagonizëm mes tyre. Puthen, preken, debatojnë…
Valbona: Më vendos mur Zhaklin.
Zhaklin: Armaldo nuk donte të kishte një përballje me ty, nuk ishte dashakeqe.
Armaldo: Çfarë përballje duhet të bëja me Valbonën? Ma thoni ju. Unë e kam thënë, nuk dua të kem asnjë përplasje me Valbonën. Dhe unë këtë qëndrim do mbaj në shtëpi. Kam respekt për të, artistikisht.
Bledi: Të gjitha rrugët të çojnë te Valbona. Valbona është çdo gjë. Duke parë një Valbonë që po ngrihet, ka një xhelozi mes Oltës dhe Armaldos ,të cilët po e shigjetojnë atë. Rritja e Valbonës po i tremb këta të dy. Olta ka fantazi të shfrenuar. Kjo gjë do i dobësonte raportet e Luizit me Valbonën. Valbona është ulja dhe ngritja e tensionve. Këta të dy janë xhelozë.
Olta: Cili është moment kur unë kam shigjetuar Valbonën?
Bledi: Je xheloze.
Armaldo: I vlerësoj fjalët e Bledit. Por, nuk bashkohen në një pikë, që ai mendon se unë dhe Olta jemi xhelozë.
Luizi: Jam dakord me Bledin për çdo gjë që tha për Valbonën. Ata të dy janë xhelozë me njëri-tjetrin.
Olta: Ma trego një moment kur unë kam treguar xhelozi për Valbonën? Unë thash nuk e pranoj këtë zarf. Kur këta kanë diskutuar për ardhjen e Kiarës dhe Valbonës, unë kam qenë te dhoma e rrëfimit. Ndihesh e shigjetuar nga unë?
Valbona: Jo, absolutisht.
Olta: Unë kam shkuar shumë mirë me Valbonën që në ditët e para. Maestro nuk është kapuar më me Valbonën, që kur zuri kokën e vajzës.
Valbona: Atë dite, pse nuk i the çfare ke me Bonën, kur përmende vajzën?
Luizi: A je xheloze? Kaq thuaj. Ti je xheloze që ajo rri me Kiarën.
Nita: Këtu mund të ketë shumë të vërteta. Unë nuk mendoj se faktori kryesor ka qenë Valbona në zgjedhjen e tyre. Mendimi për të ikur njëri prej tyre, nuk i ka pëlqyer pjesës tjetër.
Top Channel