Shtëpia e të Moshuarve në Fier i bashkohet solidarizimit, dhurojnë jorganë për personat e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
14/02/2023 13:33
Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier i janë bashkuar solidarizimit për personat e prekur nga tërmeti tragjik, duke dhuruar 30 jorganë.
Ata i janë bashkuar nismës në një mënyrë shumë humane, teksa preferuan që jorganët që kanë marrë dhuratë nga donatorë, t’ua japin atyre. Sot ata do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre për t’i lënë pranë Teatrit “Bylis”.
Drejtuesja e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier, Dorina Gjino, është shprehur se ky është kontribut i shprehur me vullnetin e vet të moshuarve.
Këto janë donacione që ja u kanë dhuruar të moshuarve të Fierit por ata shprehën dëshirën për t’i dhuruar për të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi.
Top Channel