Nita ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të fortë me nënën e saj. Ajo ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e shtëpisë dhe nuk ka patur asnjë kontakt me nënën dhe familjen e saj.

Në linjën e saj të jetës, Nita ka folur gjatë për raportin që ka me mamanë e saj. Ajo është shprehur se mamaja e saj, është shtylla më e fortë e shtëpisë.

Në rrëfimin e saj për jetën, Nita gjithashtu tha se kishte mall për mbesën e saj të vogël, Ninën.

Këngëtarja u surprizua nga mamaja e saj, e cila po e priste në dhomën e surprizave. Takimi i tyre me plot përqafime e puthje, përcolli shumë emocione te publiku.

Nita nuk e priste, por edhe Nina e saj e vogël u fut në shtëpinë e Big Brother, gjë që e surprizoi shumë këngëtaren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA