Megjithëse orët e stërzgjatura në debatin gjyqësor, gjyqtari paraprak nuk ja doli dot mbanë që të shprehej nëse do ta kalonte apo jo për gjykim themeli dosjen e inceneratorit të Elbasanit as këtë të martë që të shprehet mbi procesin e inceneratorit të Elbasanit.
U dëgjuan shumica e të dyshuarve midis tyre edhe dy zyrtarët më të lartë të marrë si të pandehur në këtë dosje, Lefter Koka ish-ministër dhe Alqi Bllako ish-sekretar i përgjithshëm e deputet i PS-së.
Lefter Koka deklaroi se akuzat janë politike dhe se procesi është i montuar nga SPAK, ndërsa tha se nuk ka asnjë provë qe e lidh atë me akuzat e korrupsionit.
Nga ana tjetër avokatët e tij kërkuan pushim të akuzave të shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave duke qenë se ka konflikt me akuzën tjetër, atë të korrupsionit.
Lefter Koka këmbënguli se nuk ka kryer korrupsion dhe se është i pafajshëm.
Nga ana tjetër Alqi Bllako tha se si sekretar i përgjithshëm i kësaj Ministrie nuk kishte patur asnjë rol për procedurat e koncesionit dhe se këtë detyrë e kishin kryer anëtarët e komisionit që sipas Alqi Bllakos gjithashtu janë të pafajshëm.
Në datën 15 në Gjykatën e Posaçme antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar do të dëgjohen avokatët dhe të dyshuarit e inceneratorit të Fierit, të cilët këmbëngulin se hetimet nuk janë të plota dhe se dosjet duhen bashkuar.
Dosjet për dy inceneratorët dhe një i tretë atë të Tiranes i vënë në lëvizje nga Monika Kryemadhi janë më të lakuar nga politika, e gjithashtu edhe për emrin më të lakuar për momentin atë të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili rezulton se ende nuk është pyetur nga SPAK.
Top Channel