Familja e bankierit padit të dashurën ‘eskortë’ që përftoi trashëgiminë £5 milionë para se ai të vdiste (fotot)

14/02/2023 20:42

Familja e një bankieri të ‘City’ në zonën financiare të Londrës kanë ngritur padi ndaj të dashurës së tij të re polake, për të cilën pretendojnë se është një prostitutë nga një agjenci eskortash dhe se ka mashtruar atë për t’i marrë të gjithë pasurinë e tij me vlerë rreth 5 milionë paundë.

Danny Truell, i cili zotëronte rreth 20 milionë paundë duke punuar me grupin Goldman Sachs para se të bëhej drejtues bamirësie në Britani, vdiq në vitin 2019.

Financieri vdiq nga sëmundja e neuronëve motor dhe skleroza e shumëfishtë, në moshën 55 vjeçare.

Tashmë trashëgimia e tij prej 5 milionë paundë është në qendër të një beteje të ashpër ligjore mes vëllait të tij Edi dhe të dashurës polake Magda Zalinska.

Zonjusha Zalinska, ish-pronare diskoteke, 9 vjet më e re se Danny, ka përfituar shtëpinë e tij në Clapham në jug të Londrës, rreth 2 milionë paundë para të thata, dhe 1.3 milionë nga llogaritë e tij në shtatë vitet e fundit para vdekjes.

Vëllai Edi, me anë të avokatëve të tij e përshkruajnë gruan “vajzë eskortë ” që influenconte të vëllanë për t’i dhënë shuma të mëdha parash.

Ai shtonte gjithashtu se biznesi saj i klubit të natës ishte vetëm një “fasadë” për të zhvatur para nga milioneri.

Zalinska nga ana e saj mohon akuzat, duke thënë se ishte në një marrëdhënie dashurie me  Danny prej 14 vjetësh.

Amit Karia, avokatja e Zalinska theksonte faktin se në testamentin e të ndjerit gruas i referohej si “partnere nga e cila varej”.

Por Edi e John Rayner Hatchard thanë se provat hedhin dyshime mbi “cilësinë” e marrëdhënies së tyre.

Edi pranonte se ajo ishte vetëm në një marrëdhënie seksuale me të vëllanë, ndaj të cilit ushtronte influencë “të pamerituar” për t’i dhënë para e prona, prandaj testamenti duhet të anulohet.

Avokati Edward Hicks, tha se Danny jetonte “dy jetë të veçanta”, një me familjen dhe tjetrën me zonjushën Zalinska.

Ai shtonte se kishte prova se ajo kishte marrëdhënie me persona të tjerë.

Seanca e ardhme gjyqësore nuk është përcaktuar ende.

FOTO GALERI
4/5
Zonjusha Zalinska, ish-pronare diskoteke, 9 vjet më e re se Danny, ka përfituar shtëpinë e tij në Clapham në jug të Londrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA