Naftë, autobusë e mjete transporti falas për protestuesit e ardhur nga rrethet
20 litra naftë, autobus e fugon falas, për të gjithë protestuesit që kanë ardhur nga rrethet të shtunën në mbështetje të protestës organizuar nga opozita. 

Kanë qenë këto deklaratat e disa prej protestuesve të cilët kishin ardhur nga Durrësi. Të njëjtën gjë ka konfirmuar  dhe një përfaqësues i strukturave të PD – së bazë.

Fiks Fare solli bisedat e tyre me zë e figurë, ku një nga protestuesit e qytetit bregdetarë tregon se për të ardhur në protestë me makinën e tij  i kanë dhënë naftë, “ më ka dhënë 20 litra naftë për makinën time, kryetari i degës së PD –së Durrës. Ardhja në Tiranë ka qenë e organizuar, por me të ardhur në shesh shokët e mi m’u zhdukën “ tregon protestuesi.

Gazetarët e  Fiks Fare bisedojnë  edhe me një përfaqësues të PD-së pranë selisë së Partisë Demokratike , i cili i shpjegon qartë se si është operuar me rrethet.  Anëtarët e simpatizantët  që do bëheshin pjesë e protestës së 11 shkurtit dhe që ishin nga rrethet, lëvizja e tyre ishte organizuar nga degët e PD-së në rrethe.

“Ata që do vijnë nga rrethet lëvizja është e organizuar me autobuzë, furgon dhe makina. Mjetet i organizojnë kryetarët e degëve të PD-së në rrethe” shprehet përfaqësuesi i PD-së.

Por Fiksi shkoi edhe në Durrës  duke u hequr si militantë  me dëshirën për të marrë pjesë në protestë. Aty gazetarët takojnë z. Mehdi i cili është përfaqësues i PD-së Durrës. Që në fillim  ai pyet nëse do shkojmë në protestë dhe sa veta do shkojnë. Kërkon listën e targave të makinave që do shkojnë në protestë, emër, mbiemër dhe numër telefoni të personave që do të marrin pjesë.

Pasi të zotërojë listën me pjesëmarrësit ai shpjegon se dikush do i kontaktojnë në telefon për t’i verifikuar. ” Unë mashtrime nuk dua! Po-ja është po!” shprehet përfaqësuesi i PD-së Durrës.  Gjithashtu  ai  sygjeron se një makinë minimumi të ketë 4 persona.   Përsa i përket naftës për makinat, e lë të hapur muhabetin duke u shprehur ” do flasim më vonë pa merak”.

Në përfundim thekson se në orën 12:00 protestuesit duhet të jenë në Tiranë dhe njoftimin për vendin se ku do të mblidhen në Tiranë do e japi në një moment të dytë.

Bisedë me protestuesit nga rrethet

Fiksi – Juve nga jeni?

Qytetari – Me origjinë nga Berati, rri në Durrës.

Fiksi –Po ju erdhët të organizuar apo …?

Qytetari – Të organizuar po ato çunat m’u zhduken, vari leshtë

Fiksi – Jua paguan biletën ju?

Qytetari – Jo mo erdhëm kështu, me makina private.

Fiksi – A ju dhanë naftën?

Qytetari – Po

Fiksi – 20 litra mirë, ju dalin besoj?

Qytetari – Po

Fiksi – Dhe ju jua dhanë me kryetarin e ( PD) lagjes apo…?

Qytetari – Me kryetar lagjeje.

Biseda me përfaqësuesin e PD-së pranë selisë së PD-së

Fiksi – Një mik i imi që është mik i përbashkët me Belind Këlliçin

Përfaqësuesi i PD – Normale.

Fiksi – Edhe me Belindin normalisht shkëmbyem mesazhe. Kjo protesta që do bëhet jemi gati 35 – 38 e rrumbullakosim gati 40 veta. Jo të gjithë e kanë mundësin. Bëhemi gati nja 8 makina të vogla duke llogaritur diku 4 diku 5 vetë. Si mundet ti mësoj këta persona që të vinin?

Përfaqësuesi i PD – Duhet të lidhësh me degën në Durrës. Flasim hapur duhet të lidhësh me degën në Durrës dhe ato mundësojnë pjesën e transportit. Duhet të lidhësh atje me kryetarin e degës.

Fiksi – Të paktën të llogaritet hollon vajtje ardhje.

Përfaqësuesi i PD – Dakord pra

Fiksi – Më tha fol me Belindin

Përfaqësuesi i PD – Po, po e ka në dorë dega atje, dega e Kavajës ajo e mundëson transportin dhe nuk jep tollona, po jep domethënë makina transporti, autobusin, fugonin të gjitha. I kanë lekët vetë. Duhet të lidhet me degët e mundësojnë ata transportin.

Fiksi –A të flas vetë me Belindin?

Përfaqësuesi i PD – Ça po të them unë do të thotë edhe Belindi. Kjo është me degët. Me ardhjet që vinë jashtë Tiranë merret vetëm dega. Ato mundësojnë transportin, merren me të gjitha. Me autobuza me të gjitha. Degët ku janë Shijaku,shko e merret me të aty në parti tek Shijaku. Domethënë  ku janë në Shijak, njëri në Kavajë, tjetri në Shkodër. Vetëm me degët, duhet të lidhesh me degët. Ato e kanë.

Takimi me përfaqësuesin e PD-së Durrës

Mehdiu, përfaqësues i PD  –Ti do vish nesër në protestë?

Fiksi – Unë do vij në protest se më tha sa më shumë njerëz që të vijnë aq më mirë. Unë duke qenë se kam punën, kam klientë, kam motrën. Domethënë ne bëhemi.

Mehdiu, përfaqësues i PD – Ti me shtëpi rri në Spitallë?

Fiksi – Po.Po ngaqë më tha kjo shiko   të bëhemi sa më shumë vetë të shkojmë ta organizojmë. Tani më thuaj, ma shpjego.

Mehdiu, përfaqësues i PD – Tani ça të shpjegoj? Me kë do vish? Me kë makinë jeni?

Fiksi – Unë kam makinën time, kam makinën e burrit të motrës.

Mehdiu përfaqësues i PD – Unë dua që, më bëni listën emër, mbiemër dhe numër telefoni të secilit.Edhe targën e makinës.

Fiksi – Po

Mehdiu, përfaqësues i PD – Po jo, një makinë me një person. Maksimumi 5,por dhe 4. Në rregull. Po tani kur do ma dërgosh ( listën )

Qytetarja – Po ja e kam unë në telefon .

Mehdiu, përfaqësues i PD – I ke ti gati?

Fiksi – Unë ja kam nisur me mesazh.

Mehdiu, përfaqësues i PD – Se dikush do t’i marri në telefon këta personat. Se mos thotë ndonjëri jo, ja ka fut kot ajo.

Fiksi – Ç’është ky muhabet?

Mehdiu, përfaqësues i PD – Ma kalo komplet listën në ëhatsap mua.

Qytetarja–Po

Fiksi – Tani ça më tha mua…

Qytetarja – Për tollonat

Mehdiu përfaqësues i PD – Do flasim bashkë. Do flasim bashkë pastaj.

Fiksi – E ke problem të flasësh në syrin tim? Se mua më tha, dhe unë me tepër besim i thashë hajde ta takojmë se unë do lë dhe punën.

Mehdiu, përfaqësues i PD – Do ta sqarojmë bashkë të dy.

Qytetarja – Epo këta e duan para në kuptim që…

Mehdiu përfaqësues i PD – E sqarojmë bashkë këtë punë.

Fiksi – Po  mirë nuk ka problem. Do t’i japi ty, ti do m’i japësh mua. Të pyes dhe diçka, organizimin për nisjen si do ta bëjmë?

Mehdiu përfaqësues i PD – Në orën 12 duhet të jesh atje. Nisu si të duash. Ti mund të nisesh që në mëngjes, mund të nisesh në 11, mund të nisesh edhe në 10.

Fiksi – Po për t’u mbledhur aty ku do mblidhemi?

Mehdiu përfaqësues i PD – Do t’u thonë, do t’u thonë se ku do mblidheni gjatë ditës. Kështu do ta lejmë. Mua më jepni këto të dhënat kështu siç i ke ti edhe komunikimin e kemi bashkë. Mashtrime nuk dua unë. Kush thotë po po. Kush thotë jo jo.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA